Partizani mban fjalën, ndal Karabak…


Të kuqtë në të vajtjes së turit të parë të Champions League, befasojnë milionerët e Karabak, duke mbajtur të paprekur portën. Impresionuese pjesa e dytë, teksa të kuqtë iu afruan disa herë golit. Belica godet shtyllën.

Champions League: Partizani- Karabak 0-0

Partizani mban lart krenarinë e skuadrave shqiptare në kupat e Europës. Pas Shkëndijes së Tetoves dhe Feronikelit dje, edhe sot Partizani i Tiranës, bën një rezultat pozitiv në takimin e sotëm ndaj Karabak të Azerbajxhanit në “Selman Stërmasi”.

Në pjesën e parë, falë kualiteteve që ka ish-ekipi i Agollit, u pa një dominim total i miqve, të cilët qarkulluan dhe krijuan disa mundësi të mira. Rasti më i mirë me Ozobiç në të 20-tën, i cili përballë portës, godet duke e kaluar topin në traversën e Hoxhës e më pas jashtë vijave.

Pjesa e dytë, përkundër pritshmërive, ofron një Partizan mjaft agresiv e të vendosur, aq sa në 5 minuta të këtij fraksioni, godet shtyllën me Belicën dhe krijon dhe dy raste të tjera shënimi.

Por Partizani pati edhe një tjetër mundësi të artë për të shënuar, teksa Hakaj në një debutim enderrash, harkon në zonë aty ku Çinari godet me kokë, por këtë herë është shpëtimtar portieri Vagner.

Me kalimin e minutave, Karabak me Almeidën dhe Miçel, por dhe klasin e Ozobiç e Zuber, i afrohën postës së Hoxhës, por gol nuk ka. Ibrahimi, Belica, Bitri, Hakaj, por dhe Trashi i minutave të fundit, bëhen barikadë.

Barazimi 0-0, në një takim ku Partizani tregoi shpirt të lartë gare, lë hapur kualifikimin, ndersa pas një jave, do të jetë mysafir i Karabakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!