Nigeria me fat, shënon në limite…

Kupa e Afrikës: Afrikë e Jugut- Nigeri 1-2 (Zungu 71’/ Çakueze 27′, Ekong 89′.

Nigeria zgjidhi mirë shanset në pjesën e parë, ndërsa në takimin çerekfinal me Afrikën e Jugut, të luajtur në ‘Kajro Internacional Stadium’,gjeti golin e parë në të 27’ me Samuel Çakueze.

Aq i mjaftoi skuadrës së Gernort Rohr për të shkuar në pushim në epërsi.E dyta nisi me disa tentativa të amerikano jugorëve të cilet befasuan kundërshtarin me barazimin provizor.

Në të 71-tën, Zungu, finalizoi një aksion të skuadres së tij. Dyshime të forta për pozicion jashtë loje. Virojtësi ngre flamurin por goli akordohet.

  Gjithsesi, Nigeria nuk dorzohet duke krijuar raste e afruar ndjeshëm avantazhit. Musa, Iobi, janë fare pranë golit por ai do të vijë vetëm në të 89-tën, teksa Eknog, do shënjestrojë për suksesin e Nigerisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!