Hysaj te Atletiko? Punë orësh…

Sipas asaj që raporton ‘La Repubblica’, shkodrani Elseid Hysaj, është vetëm pak orë larg kalimit te Atletiko Madrid.
Informacionet e prestigjozes, shprehen se Napoli dhe klubi spanjoll, kanë gjetur akordin dhe se mbrojtësi shqiptar, do zyrtarizohet nga çasti në çast.
Për futbollistin e kombëtares, u fol se mund të kalonte edhe te Roma, por Atletiko Madrid, ka përshpejtuar, duke hedhur mbi tavolinë, ofertat konkrete.