Gurbanov paralajmëron “vuajtje” në Baku…

Barazimi ishte rezultati më i drejtë i sfidës mes Partizanit dhe Karabag. Këtë e pranon trajneri i azerëve, Gurban Gurbanov, i cili gjithsesi paralajmëroi se në Azerbajxhan do të jetë një tjetër ndeshje dhe se Partizani do të vuajë shumë.

– A jeni i kënaqur nga ky rezultat?

– Jam i kënaqur nga ky rezultat. Gjatë 90 minutave ishte një ndeshje e vështirë. Patëm disa vështirësi, Partizani luajti shumë mirë dhe ishte shumë kompakt në mbrojtje. Mendoj, se në ndeshjen e dytë do të jetë më lehtë për ne.

– U befasuat nga Partizani?

– Ishte një ndeshje e vështirë për ne, patëm vështirësi. Partizani luajti mirë, një skuadër kompakte në mbrojtje. Në ndeshjen e dytë, Partizani do e ketë më të vështirë se sa e pati sot.

– Partizani pati mundësitë e veta në pjesën e dytë…

– Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme. Kontrollin e topit e kishim ne, gjë që mendoj se ishte dhe pika e dobët e Partizanit. Ata do ta kenë shumë të vështirë të luajnë në fushën tonë.

– A është në dyshim kualifikimi?

– Nëse do të kishim fituar sot, do të ishim më të qetë, por jemi shumë të gatshëm për ta përgatitur maksimalisht ndeshjen e kthimit, pasi duhet të jemi seriozë përballë një kundërshtari shumë të organizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!