Bylis rinovon me sulmuesin Guindo…

Skuadra ballshiote e Bylisit, ndërsa ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, po punon edhe për plotësimin e organikës së saj. Kështu, mallakastriotët rinovuan kontratën e bashkëpunimit edhe për dy sezone të tjerë me sulmuesit Saliou Guindo nga Mali.

“Zyrtare! Saliou Guindo firmos edhe per dy sezone ne Ballsh. Presidenti Kapllanaj dhe sulmuesi i Kombetares se Malit vinojne bashkepunimin edhe ne Superiore!”, shkruhet në njoftimin e klubit të Bylisit.

Sulmuesi Saliou Guindo, pjesë edhe e ekipit kombëtar të Malit, u bashkua me ballshiotët në janar të këtij viti. 22-vjeçari afrikan më herët ishte pjesë e Skënderbeut, duke u aktivizuar edhe në 5 ndeshje me skuadrën korçare gjatë fazes së parë, përpara se të kalonte në janar në Ballsh te Bylisi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!