Afrika, tërësisht e përmbysur…

● Sot dhe nesër nisin ndeshjet çerekfinale. Surprizat priten të mos mungojnë…

Nga 6 turnetë e rëndësishëm që mbahen nga konfederatat e FIFA-s, më e paparashikueshmja nga të gjitha, është padyshim “Africa Cup”, e cila tani po mbahet në Egjipt, pasi Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF), i hoqi të drejtën e organizimit të saj Kamerunit në dhjetor, për mos garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve.

Kjo është kupa e parë afrikane në histori e mbajtur në verë, me ndeshje të luajtur në mbi 42 gradë dhe me 24 skuadra finaliste, në vend të 16-shes tradicionale. Tani ajo ka arritur në fazën çerekfinale.

Në këtë tur nuk është më as kampionia në fuqi, as skuadra me më shumë tituj (Kameruni), as edhe të zotërit e shtëpisë (Egjipt). Janë megjithatë, një debutues në finale (Madagaskari) dhe një skuadër që kurrë më parë nuk e kishte kaluar fazën e ndeshjeve në grup (Benin).

Nëse Madagaskari dhe Benin kanë të drejtë të buzëqeshin, disa kanë qarë përgjatë rrugës. Javier Aguirre, Sebastien Desabre dhe Amunike, përkatësisht trajnerët e Egjiptit, Ugandës dhe Tanzanisë, janë shkarkuar pas eliminimit të ekipeve të tyre. Hervé Renard i  Marokut, është në diskutim.

Te Egjipti i Salah, edhe kryetari i federatës së futbollit dha dorëheqjen. Mane me skuadrën së tij “të kuqe” dhe “qytetari” Mahrez, do të përpiqen të vazhdojnë luftën per Senegalin pa titull dhe me Algjerinë me një titull.

Aktualisht, “kafshët” dhe “ketrat” janë futur në mes të “luanëve”, “shqiponjave” dhe “elefantëve”. Afrika është e përmbysur.

Ja dhe kalendari i çerekfinaleve të Kupës së Afrikës:

E mërkurë, 10 korrik

Senegal – Benin (18:00)

Nigeri – Afrika e Jugut (21:00)

E enjte, 11 korrik

Bregu i Fildishtë – Algjeri (18:00)

Madagaskar – Tunizi (21:00)

I

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!