Tre “moskëtierët” e “Copa America”…

Brazili, mbrëmë nuk u shpall vetën fitues i edicionit të 46-të të “Copa America”. “Seleçao” u shpall edhe ekipi më “fair play” i këtij eventi, dhe natyrisht, meritoi edhe trofeun përkatës.
Por ka edhe më. Janë edhe tre “moskëtierët” e “Copa America” që bëninn pjesë në radhët e ekipit të Brazilit. Ata janë:
Alison Beker (portieri i Liverpul) – Portieri më i mire i “Copa America”
Davi Alvesh (kapiteni i Brazilit) – Lojtari më i mire i “Copa America”
Everton Soares (sulmues i Gremios) – Shënuesi më i mire i “Copa America”