Bylis në fushë, mesfushori Zefi largohet…

Ashtu siç kishte lajmëruar, skuadra e Bylisit, nën drejtimin e trajnerit Dovedan, ka zbritur të hënën në fushë për të nisur përgatitjet për edicionin e ri. Ajo që binte në sy ishte mungesa e mesfushorit kurbinas, Alfred Zefi, një lojtar titullar sezonin e shkuar.

Mësohet, se 27-vjeçarit i ka përfunduar kontrata dhe drejtuesit ballshiotë kanë menduar të mos rinovojnë bashkëpunimin me mesfushorin. Madje, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ata e falenderojnë laçianin për kontributin e dhënë, si dhe i urojnë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

 “Faleminderit Alfred Zefi!
Nga sot klubi dhe mesfushori mjafte punetor dhe profesionist Alfred Zefi nuk do te bashkepunojne me. Perfundimi i kontrates se Zefit, sigurisht qe ka gjetur konsensusin e klubit per ta mbyllur bashkepunimin!
Klubi e falenderon per kontributin maksimal dhe do te mbahet mend si nje lojtar fjalepak e puneshume!
Suksese te metejshme Alfred Zefi!”
, shkruhet në postimin e klubit ballshiot në faqen e tij në “Facebook”.

Mesfushori 27-vjeçar Alfred Zefi, me një të kaluar në Superiore në radhët e Laçit, Korabit dhe Kamzës, sezonin e shkuar ia bashkua ballshiotëve të Bylisit, duke u aktivizuar në 22 ndeshje në të Parën deri në fitimin e titullit kampion në këtë kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!