Francezi Hernandez, me kostum “djalli”…

Një hap tjetër i kuqezinjve: 21-vjeçari Teo Hernandez, siç është njoftuar më parë, do të jetë lojtar i Milanit. Lega i ka dhënë statusin zyrtar francezit, duke deklaruar se kontrata e sulmuesit anësor të majtë është depozituar.

Kjo blerje i ka kushtuar kuqezinjve 20 milionë në mes palëve dhe 18 për shpengimin e detyrueshëm nga Real Madrid.

Njoftimi i Milanit për kalimin e talentit Teo Hernandez në radhët e kuqezinjve mungon, ashtu si ende “djajtë” nuk ka njoftuar për “goditjen” e Kruniçit, apo edhe atë të Benacer, të cilët tashmë janë lojtarë të Milanit. Të gjitha këto ndoshta do të mbërrijnë në orët e ardhshme.

Sulmuesi i majtë anësor Hernandez, që sezonin e kaluar u aktivizuar me Real Socedad, ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare (deri më 2024) me milanezët, me shpresën se një lojtar me një të shkuar te Real Madrid, do të fitojë edhe simpatinë e tifozëve edhe në Serie A.

Në orën 18:30 klubi i Milanit, nëpërmjet një postimi i Twiter, zyrtarizoi blerjen më të re të tij, atë të sulmuesit të majtë francez, Theo Hernandez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!