Pavard kalon te bavarezët e Bayernit…

Marrëveshja dhe akordi ishte mbyllur që më 9 janar, ndërsa sot u njoftua zyrtarisht: Mbrojtësi i djathtë francez, Benjamin Pavard (23 vjeç), është bërë pjesë e skuadrës së Bayern Mynih, pasi bavarezet paguan plotësisht klauzolën për kartonin e lojtarit, që ishte 35 milionë.

Kampioni i botës në Rusi me “gjelat” e Deshamp, është aktivizuar me Shtutgart, skuadër që në fund të sezonit të kaluar zbriti në Bungesligën II gjermane. Në kontratën e re të nënshkruar midis dy palëve, është parashikuar që mbrojtësi Pavard të luajë me Bayern Mynih për 5 sezonet e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!