Argjentina pa gjumë, sulmohet nga “tifozët”

Në prag të gjysmëfinales ndaj Brazilit, Argjentina ka kaluar një natë pa gjumë në Belo Horizonte. Edhe pse trajneri Skaloni kishin zgjedhur një lagje të qetë banimi, nga më elegantet, për t’u ruajtur nga shqetësimet e tifozëve brazilianë, kjo nuk mjaftoi për “albiçelestët”.

Në orën 1.10 të natës filluan bombardimet klasike të fishekzjarreve, duke ndriçuar rrugët e zonës rreth hotelit “Radisson Blue”, ku ishin akomoduar Mesi me shokë. Ky “bombardim” u përsërit disa here, në një distancë prej njëzet minutash deri në orën 2.30.

Por shqetësimet nuk kishin përfunduar. Më e keqja ndodhi disa orë më vonë. Ndërsa të gjithë kishin rënë për të fjetur, në orën 6.30 të gjithe telefonat në dhomat e lojtarëve argjentinas filluan të bien.

Një dorë anonime i kishte programuar alarmet e telefonave. Lojtarët u zgjuan të alamuar për këtë zgjim në agim, por askush nuk mund të përgjigjej.

Edhe kjo ishte një “shaka” e inskenuar nga brazilianët, për të vënë në vështirësi argjentinasit, në prag të gjysmëfinales së “Copa America”, ndeshje e cila do të nisë në orën 02.30 të mëngjesit të nesërm, sipas orës europiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!