Braziliani Teko, “kurbinasi” më i ri i Laçit!

Pas një testimi disa ditor, klubi kurbinas i Laçit ka gjetur akordin dhe ka arritur nënshkrimin e një marrëveshjeje trivjeçare me brazilianin Teldiano Zhunior, i thirrur shkurt “Teko”.

Mesfushori 24-vjeçar Teko është vëzhguar nga trajneri Starova në miqësoret ndaj Teutës dhe Kukësit, ku me performacën e tij duket i ka bindur drejtuesit kurbinas, se ai mund të jetë i nevojshëm për skuadrën, qoftë për Europa League, por edhe për sezonin e ri.

Ditët janë tepër të ngarkuara për “Bobin”. Ai duhet të stërvisë ekipin, të mendojë për Hapoel Ber Shevën, por edhe t’u gjejë vendin në skuadër, brazilianit Teko, mbrojtësit serb Aleksandar Ignjatoviç, sulmuesit amerikan Kirian Nuabueze, por edhe shqiptarëve Rudolf Turkaj, Renato Spahiu dhe Aleksandros Zaimi, që fundmi janë bërë pjesë e skuadrës bardhezi të Laçit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!