Salah përmbush misionin, gol ndaj Kongos

Kupa e Afrikës,Gr. A: Egjipt-DR Kongo 2-0 (Elmohamedi 25′, Salah 43′)

Mohamed Salah, ylli i Livepulit në Premier Ligë, po luan për ngjyrat e vendit organizator të Kupës së Kombeve në Afrikë, ndërsa në edicionin e 32-te të Kupës, ka gjetur golin e parë me Egjiptin.

Gjithçka ngjau në përballjen Egjipt- DR Kongo, ndërsa pas golit të parë të kapitenit Elmohamedi në të 25-tën, ka dyfishuar shifrat pas 43 minutave lojë.

Në pjesën e dytë, trajneri Havier Aguire i orientoi të tijtë të bënin kujdes sepse i druhej reagimit të miqve. Në fakt kapiteni i DR Kongos, Jousuf Mulumbu, në një konferencë shtypi para këtij takimi, kishte deklaruar se ndaj Egjiptit duhej deomos të mos humbej.

Skuadra synonte daljen nga grupi, por fundi i ndeshjes së luajtur në Kajro, ka rezultuar ndryshe. Ata që ecin për më tej, janë egjiptianët.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!