Manjaku seksual përjashtohet nga Egjipti…

Federata e Futbollit të Egjiptit ka përjashtuar dje nga ekipi kombëtar mesfushori Amr Varda, i cili akuzohet për ngacmime seksuale ndaj disa vajzave nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Amr Varda është përjashtuar nga ekipi kombëtar, pas diskutimit me stafin teknik dhe të ekipit, për të ruajtur disiplinën dhe përqendrimin në ekip gjatë ndeshjeve të Kupës së Kombeve të Afrikës”, thuhet në deklaratën zyrtare të Federatës Egjiptiane.
Vendimi i së mërkurës vjen vetëm disa orë, pasi një tjetër video seksuale virale e Vardas, është postuar në Twitter nga një përdorues. Futbollisti egjiptian nuk është i ri për probleme të tilla, më 2017 ai është përjashtuar edhe nga klubi portugez CD Feriense, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj bashkëshorteve të dy shokëve të tij.