Portugezi Fonseka zbarkon në Romë…

“I lumntur, i emocionuar dhe shumë i motivuar”. Këto janë fjalët e para të trajnerit të ri roman, Fonseka, menjëherë pas mbërritjes së tij në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Fiumiçinos pranë kryeqytetit italian.

Elegant, me një kostum blu të hapur, këmishë të bardhë dhe me një shami të të njëjtës ngjyrë në xhepin xhaketës, duke qeshur, trajneri u përshëndet me disa nga përfaqësuesit e klubit që kishin dalë për ta pritur, të cilët të shoqëruar nga policia e shoqëruan atë në dalja e terminalit 3.

Për 46-vjeçarin portugez Paulo Fonseka, i cili ka arritur rezultate impresionuese teksa ka drejtuar së fundmi skuadrën ukrainase të Shaktjor Donjeskut, tashmë nis “aventura” e tij italiane. Ai do të jetë trajneri i ri i Romës, ku natyrisht edhe pritshmëritë janë të mëdha…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!