Roma, sondazh për Hysaj

Elseid Hysaj sërish në skenë. Shqiptari i Napolit në dalje, po lakohet nga disa klube në Europë, teksa Atletiko Madrid, ka rritur shifrat dhe pret një përgjigje nga Napoli.
Por ajo që tërheq vëmendjen në orët e fundit, dhe këtë e thotë ‘Corriere dello Sport ‘, është Roma që së fundi tenton të mbrrijë te Hysaj. Klubi nga kryeqyteti italian, mësohet se ka hapur një sondazh lidhur me ndjeshmërinë e tifozerisë.