Kukësi, një mbrojtës të djathtë për Gjokën

Ajo që përflitej, tani është zyrtarizuar. Mbrojtësi i djathtë nga Maqedonia e Veriut, Tome Kitanovski, ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare për të luajtur sezonin e ardhshëm me skuadrën e Kukësit.
Pas firmës në kontratë, 27-vjeçari që ka mbyllur sezonin në radhët e azereve të Sebail, ka nxituar drejt Elbasanit për t’u vënë nën urdhërat e trajnerit Gjoka.
“Tome Kitanovski nënshkruan kontratë për një sezon futbollistik, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër me Klubin tonë.
Mbrojtësi vjen nga ekipi azer i Sebail dhe do i bashkohet menjëherë skuadrës sonë, e cila po zhvillon pjesën e parë të fazës përgatitore në Elbasan”, njofton klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
Mbrojtësi maqedonas Tome Kitanovski ka një karrierë të pasur sportive. Ai ka luajtur me Slaven Belupo dhe Istran në Kroaci dhe vite më parë me Mladost Luçani dhe Vozhdovac në Serbi, me Universitatea Krajova në Rumani dhe Pelisterin në Maqedoni.
