Vendimi i CAS-it, më 21 qershor…

Sot drejtuesit e klubit të Skënderbeut, nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, njoftojnë në mënyrë indirekte sportdashësit e tyre, se skuadra korçare nuk do të marrë pjesë këtë sezon në kupat e Europës.

Kjo për shkak se Gjykata e Apelit (CAS) në Lozanë të Zvicrës, vendimin e saj përfundimtar lidhur me konfliktin e Skënderbeut dhe UEFA-s, do ta japë më 21 qershor, datë e cila do të përcaktojë edhe fatin e ardhshëm të skuadrës korçare.

“Duke marrë shkas nga lajmet e përhapura në lidhje me vendimin e CAS, klubi bën me dije se çdo lajm i publikuar në median e shkruar dhe online është i pavertetë.

Në korespodencën e fundit mes palëve, klubi është njoftuar se do të njihet me vendimin në datë 21 qershor. Ky është i vetmi informacion që disponon klubi në lidhje me çështjen. Çdo lloj lajmi tjetër është aludim…

Lutemi të prisni me qetësi datën 21 qershor dhe njoftimin zyrtar nga klubi në lidhje me vendimin.Me respekt, KF Skënderbeu”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit korçar, të botuar sot në rrjetin social në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!