Kordiero e Hakaj përforcimet e para të Lerdës

Pasi ka prezantuar trajnerin e ri Lerda, Partizani bën publik emrat më të rinj të radhëve të tyre, ndërsa ka nënshkruar me ish-futbollistin e Kukësit Uilliam Kordeiro dhe shkodranin Esin Hakaj.

Braziliani 25-vjeçar, operon në linjën e djathtë, teksa pas kësaj lëvizjeje surprizë, duket se ka nisur të mendojë seriozisht për konturimin e grupit që do të garojë në Europë dhe sezonin e ri 2019-2020.

Më herët është folur për një kontakt të drejtuesve të kuq me ish-mbrojtësin e Teutës, Esin Hakaj, ndërkohë që sipas asaj që raportoi “Sporti IM“, një ditë më parë, shkodrani sapo ka firmosur për të kuqtë.

Lajmi për dy lëvizjet e fundit, bëhen zyrtare nga klubi i Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!