I treti në Botë në “Niko Dovana”…

Shkodrani Erkan Qerimaj, i treti në Botë, ndërsa u bë zotërues i Medaljes së Bronzit në Kampionatin Botëror të Shtangës, që u zhvillua ne Anaheim (USA) gjatë muajit shkurt, ishte i pranishëm sot në shkallët e “Niko Dovana” të Durrësit për të ndjekur takimin miqësor Teuta-Laçi (1-2).

Lidhja familjare me Arlind Kalanë, tashmë me një fanelë të Teutës, duket se e ka shtyrë kampionin e madh të shtangës që të ndjekë këtë takim.

Sakaq, në tribunë për Teuta- Laçi, përpos shumë njerzëve të jetës publike e të sportit, u panë edhe ish-trajneri i Kastriotit, Bledar Devolli dhe futbollisti i Skënderbeut, Nazmi Gripshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!