Garet Bejl, mundësi huazimi te Bayer Mynih

Garet Bejli është shndërruar në një çështje për Real Madrid. Paga tij e lartë, por edhe preferencat e trajnerit Zinedine Zidane, e kanë nxjerrë të tepërt në organikë uellsianin, që muajin e ardhshëm mbush 30 vjeç.

Sipas medias britanike “The Sun”, sulmuesi Bejl mund të bëjë një lëvizje befasuese, duke iu bashkuar Bayern Mynih në Bundesligë. Transferimi pritet të jetë në formë huazimi për një vit.

Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm t’ia paguajnë pagën uellsianit, duke parë boshllëqet që u janë krijuar nga largimi i dy veteranëve, Arjen Roben dhe Frenk Riberi.

Të interesuara për shërbimet e Bejlit janë edhe klube angleze, por që mbeten pas Bayernit në aspektin financiar. Edhe po të huazohet, sërish mbetet shumë i shtrenjtë (paga e lartë) për skuadra si Totenhem apo Mançester Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!