Aleksi gjen “strehë” te Teuta, 2 sezone!

Mesfushori Albano Aleksi është përforcimi më i fundit i skuadrës së Teutës. 26-vjeçari i lindur në Fier, pas një përvoje te Butrinti, më 2015-tën u bashkua me gjirokastritët e Luftëtarit, ku edhe e përfundoi sezonin.

Aleksi, që edhe ka mbajtur shiritin e kapitenit te skuadra gjirokastrite, ishte ndër të parët lojtarë që drejtuesit e Luftëtarit e shpallën “non grata”, duke e pezulluar nga ekipi pas humbjes ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë.

“Albano Aleksi nënshkruan kontratë për dy vite me klubin tonë. Teuta ka zyrtarizuar afrimin e katërt për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Albano Aleksin, mesfushori 26-vjeçar. Më parë, Aleksi ka luajtur me ekipin e Luftëtarit”, njofton klubin e Teutës.

Pas qendërmbrojtësit Rustem Hoxha, mbrojtësit të djathtë maqedonas Bllagoje Todorovski, mbrojtësit të majtë të natyralizuar si grek Alexandros Kouros, tani skuadra e Teutës përforcohet edhe me mesfushorin Albano Aleksi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!