Tirana “e re”: Torasa dhe Kale për Memën…

Tirana “e re” ka nisur me rikonfirmimin e të trajnerit Ardian Mema në krye të pankinës bardheblu edhe për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë ka nisur edhe merkato për skuadrën kryeqytetase.

Mesfushori argjentinas Torasa, i cili ka luajtur edhe për Partizanin dhe në janar u largua nga skuadra e Flamurtarit, do të jetë pjesë e familjes bardheblu të Tiranës për sezonin e ardhshëm.

“Agustin Torasa është zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi argjentinas ka nënshkruar marrëveshjen që e bën pjesë të Tiranës për sezonin e ardhshëm me opsionin për të vazhduar bashkëpunimin edhe me një tjetër vit. Torrasa vjen si një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Ish-futbollisti i Flamurtarit do t’i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ndërkohë, dje për bardheblutë ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare edhe mesfushori sulmues, braziliani Kale, i cili pas një përvoje sezonale te Kukësi, këtë kampionat e përfundoi në radhët e Flamurtarit.

Sakaq, zëra në klubin bardheblu tregojnë se Tirana po tenton të nënshkruajë edhe me mesfushorin Idriz Bathën, i cili sezonin e mbylli në radhët e Flamurtarit dhe është produkt i ekipeve xhinxhir të bardhebluve.

Braziliani Kale, dy sezone me Tiranen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!