Një “tifoz” i Barçës i prish festën Hazard…

Një e papritur e ‘këndshme” sot në prezantimin gjigand që ju bë Eden Hazard në “Bernabeu”. Në shkallët e stadiumit të Realit, për t’i uruar mireseardhjen e yllit belg, ishte edhe një tifoz me këmishën e rivalëve të Barcelonës.

Pasi e kanë pikasur, “turma” prej 50 mijë tifozësh e ka bombarduar me vërshellima. I riu e kuptoi se ndoshta zgjedhja e veshjes nuk kishte qenë më e mira dhe me një gjest sportiv, menjëherë hoqi fanelën e tij. Duartrokitje pa fund, më pas thirrjet duam edhe Mbape…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!