Surprizon Milani, Kruniç vjen i pari…

Vishet kuqezi mesfushori boshnjak i Empolit për 6 milionë euro plus bonuse. Lëvizja e pare e “epokës” Maldini

Goditja e parë në treg e Milanit është Rade Kruniç. I marrë nga Empoli për 6 milionë (plus 2 shpërblime, lehtësisht të arritshme).

Mesfushori 26-vjeçar boshnjak ka kryer një sezon të pëlqyeshëm profesional: 5 gola dhe 7 asistime, të shpërndara në 33 ndeshje të luajtura me Empolin.

Në garë për Kruniç ishin edhe Xhenoa dhe Torino, por Maldini u tregua më i shpejtë dhe e rrëmbeu mesfushorin boshnjak për ta veshur kuqezi dhe rregjistruar në organikën e Milanit.

Blerja e Kruniç nuk i fsheh negociatat edhe për Sensin e Sasuolos, pasi mesfusha kuqezi, ka nevojë të paktën për dy lojtarë të tillë.

Bakajoko do të kthehet te Çelsi, pasi e ka përfunduar huazimin, ndërkohë që Kesi ka disa oferta, veçanërisht nga Premier League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!