Kosovë heroike, gjunjëzon Bullgarinë…


Historike. Kosova e Shaland, regjistron fitoren e parë të madhe në Sofje.

Bullgari-Kosovë 2-3 (Popov 43′, Dimitrov 55’/ Rashica 14′, Muriqi 64′, Rashani 92′)

Isuf Myrtaj

Ok. Bullgaria nuk është më ajo e dikurshmja që drithëronte botën… Ska më Stoiçkov, Leitçkov apo Balakov.Por që të dominohet frikshëm nga përfaqësuesja e Kosovës shqiptare, në të gjithë treguesit, kjo po që do një analizë të hollë.

Dakort, Shqipëria shkoi në 2016 në një event historik por largimi i Rashicës nga kuqezinjtë, vepër e De Biazit, mëkati i shekullit.Me fat që së paku mbeti në trojet Shqiptare. Aty, në Kosovën e tij kreshnike. Më tej, Halimi i shkëlqyer, Celina, Muriqi apo Elbasan Rashani zëvëndësuesi që i dha fitoren e parë në një turne aq prestigjioz “dardanëve” në Sofje. Meritë e Shaland dhe gjithë faktorit kosovar. Kosova 5 pikë në tri ndeshje. Kualifikimi pas këtij takimi i mundshëm.

Kronika e lojës, ofron një përfaqësuese Shqiptare me uniformë të vedhë që zbret në fushë për të treguar vlera e marrë rezultat. Milot Rashica, në të 14-ën ndjek një aksion të Halimit nga djathta dhe pas kontrollit mjeshtror të topit, e depoziton në rrjetë.Më vonë, ka kohë për klasin e Halimit, dhe tentativave të tjera për të dyfishuar.

E ndërsa pjesa e parë po shkonte drejt fundit, vjen barazimi i beftë i bullgarëve në të  43 me Popov. Edhe e dyta nis me inisiativën e të besuarëve të Shaland. Megjithatë, janë sërish vëndasit që kalojnë përpara. Një hutim në qëndër të zonës, dhe Dimitrov me kokë, i dërgon në 2-1 shifrat. Përtej keqardhjes në radhët e Kosovës nuk ka panik. Madje shtojnë vrullin dhe si gjithnjë me futbollistin më të mirë në fushë Rashicën,i afrohen disa herë portës së Mihajlov. Aksioni i golit, nga e majta me Kolollin që harkon dhe Muriqi me kokë shënon për 2-2 të merituar.

Ishte e thënë për të parë përfaqësuesen më të mirë të shqiptarëve në 15 minutat e fundit. Aksione dhe raste pafund. Nga të gjithë futbollistët e vijës së parë. Dhe heroin e bën një zëvëndësues. Me emrin e bukur Elbasan Rashani. Pas një goli të anulluar me të drejtë të Muriqit, vjen kryevepra e Rashanit në të 92-ën. Kosova gjunjëzon Bullgarinë në Sofje 2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!