FIFA e përjashton përjetë nga futbolli…

Ish-presidentin dhe ish-anëtar i Komitetit të Ekzekutiv të FIFA-s, u akuzua për dhunë seksuale të përsëritur. Gjobitet edhe me 1 milion franga zvicerane.

Dhoma gjyqësore e Komitetit të Etikës në FIFA e ka përjashtuar për gjithë jetën nga futbolli, ish-presidentin e Federatës Afgane (Aff), Keramudin Karim, duke e konsideruar atë fajtor për dhunë seksuale ndaj aktorëve të ndryshëm.

Hetimi i Komitetit nisën, informon FIFA, pas ankesave të paraqitura nga të paktën pesë sportiste afgane, që e kishin akuzuar Karimin për abuzime të përsëritura seksuale në periudhën 2013-2018, duke abuzuar me funksionin e tij, si president i Aff-së.

Në vendimin e saj, dhoma gjykuese tha, se 59-vjeçari Karim, ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, shkeli nenin nr.23 (mbrojtja e integritetit fizik dhe mental) dhe nr.25 (abuzimi i pozitës) të Kodit të Etikës, dhe dënoi atë me ndalimin përjetë nga të gjitha aktivitetet që lidhen me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përveç kësaj, Karim është dënuar edhe me një gjobë prej një milion franga zvicerane, ose diçka nën 900 mijë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!