Ronaldo ’30’, Topat e Artë, tjetër histori…

30-të trofe të ngritur, 5 topa të Artë në 17 vite. Kjo është situata me 34 vjeçarin portugez Kristiano Ronaldo i cili kudo ka shkuar, ka siguruar suksesin skuadër e personal.
Futbollisti nga Madiera, e ka të dytin trofe me Portugalinë, teksa pas fitimit të Euro 2016, kjo e sotmja në Nations League, ia shton dhe me tej krenarinë e futbollistit që veç fanelës luzitane, ka veshur edhte të klubeve si Sporting Lisbonë, Mançester Juantid, Real Madrid dhe së fundi Juventus.
Nga trofeu i Superkupës së Portugalisë në moshën 17 vjeçare me Sportingun, deri te i mbrëmjes së sotme si kapiten i Portugalisë, ne mes 17 vite karierë. Plot arritje e trofe. Ronaldo, ka ende për të dhënë…