Portugalia dhe Ronaldo, triumfi në Nations League

● Në finale, Portugalia fitoi në Porto ndaj Holandës. Kampionët e Europës, fitojnë trofeun e parë të Kupës së Kombëve.
Portugali-Holandë 1-0 (Guedesh 62′)
Këndshëm, “Estadio Do Dragao” i Portos, me ngjyrat e flamurit portugez. Finalja e madhe e Nations League mes Portugalisë dhe Holandës, zgjoi interesimin e madh të tifozerisë vëndase, por dhe atyre portokallinj që kishin mbushur tribunat.
Në mes, pak më shumë se 10 milione euro. Kampionët e Europës ndaj një Holande të rilindur, por dhe të një Ronaldo kundër Van Dijk. Dilemat nisin e marrin përgjigje ndërsa starti i lojës, ofron më shumë lojë nga miqtë.
Me kalimin e mesit të fraksionit të parë, raportet në fushë fillojnë e ndryshojnë dhe Roaldo e Bernardo Silva, tërheqin luzitanët shpesh drejt zonës së portokalinjëve. Kristiano, alternohet sa në të majtë, në qënder por dhe në kahun tjetër. Violinë e parë, rreziku kryesor te porta e Silesen.
Fraksioni i dytë, nis me këmbenguljen e vëndasëve të cilet luajnë në gjithë hapsirën. Disa tentativa dhe në fund goli i vetëm i ndeshjes nga Guedesh. Zgjedhja e Fernando Santos, teksa ishte më i preferuar se Feliks. Ishte 62-ta dhe festa në shkallë e ligjshme.
Por ka shumë lojë. Janë tulipanët që hidhen përpara. Raste pa fund por Patricio është në gjëndje të ndalë dhe mbrojtja mban me “dhëmbë” golin e trofeut. Në fund, ka mundësi të tjera për gol dhe polemika për një penallti për Portugalinë.
Tre minuta shtesë për të dëgjuar sinjalizimin e Majenkos nga Spanja. Ronaldo dhe Portugalia,ngejnë në qiell trofeun e parë të Kupës së Kombëve.
