Fetel i pari, Hamilton fiton në “tavolinë”

Pas 70 xhirosh, vijën e finishit e preu i pari piloti Sebastian Fetel i Ferrarit. Por Çmimin e Madh të Kanadasë e fitoi britaniku Ljuis Hamilton, që e mbylli garën i dyti. Podi u plotësua nga ferraristi i ri, Çarls Leklerk.

Zemërimi i gjermanit Sebastian Fetel, sapo mori vesh vendimin e gjyqtarëve të garës ishte i pashoq. Tentoi të mos paraqitej në ceremoninë e rastit, por duket e bindën, pasi pasojat mund të ishin shumë më të rënda për pilotin e Ferrarit.

Gjithçka ndodhi në xhiron e 48-të. Fetel hyri keq në një kthesë dhe e pengoi Hamiltonin në dalje. Gjyqtarët e hetuan ngjarjen dhe e penalizuan Sebatian Fetelin me 5 sekonda denim. Kaq ishin të mjaftueshme, që gjermani edhe pse kryesoi 70 xhirot e cirkuitit, të humbiste Çmimin e Madh të Kanadasë.

“Natyrisht nuk është kjo mënyra që dëshiroja të fitoja garën”, tha britaniku Hamilton, i cili në ceremoninë e fituesve, bëri një gjest të vërtetë prej kampioni.

Ai e thirri Fetelin në podin e vendit të pare, duke lënë të kuptohej se fituesi i vërtetë i Çmimit të Madh të Kanadasë nuk ishte ai, por Sebastian Fetel i Ferrarit. Ndër Toto Volfi i skuderisë të Mercedesit do të shprehej: “E kuptoj dëshpërimin e Fetelit, por këto janë rregullat”.

Edhe pse në “tavolinë” kjo ishte fitorja e 7-të e britanikut Ljuis Hamilton, i cili me Mercedesin e tij, po e dominojnë totalisht botërorin e Formula 1 deri tani, edhe pse në garën e Montrealit, Ferrari dha shenja përmirësimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!