Kuqezinjtë e rinj fitojnë 3-1 ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj bashkombasve të Kosovës, në ndeshje e parë miqësore të zhvilluar sot në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Kuqezinjtë e trajnerit Dede kanë zhvilluar një lojë të bukur në pjesën e parë, duke luajtur një në sulm. Kosova kaloi e para në avantazh me anë të Albin Prapashticës që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 33-të.

Përtej disavantazhit kuqezinjtë vazhduan lojën sulmuese dhe arritën të barazojnë në minutën e 42-të me anë të Ernest Muçit. Me rezultatin 1-1 u mbyll dhe fraksioni i parë i ndeshjes.

Në pjesën e mbetur skuadra e Dedes ka dominuar mbi kundërshtarin, duke arritur të shënojë dy herë, me anë të Muçit përsëri në minutën e 69-të dhe Armando Brojas në minutën e 80-të, vulosi dhe rezultatin 3-1, që nuk ndryshoi deri në fund.

Kosova dhe Shqipëria do të luajë dhe një miqësore tjetër, më 5 qershor në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton FSHF.

Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Malaj, Rexhepi, Lucaj, Selishta, Hida, Morina, Rrapaj, Karica, Muçi, Prengaj dhe Broja (U aktivizuan: Shiba, Beqja, Selita, Haveri, Asllani dhe Ajazi).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!