Aston Vila, kthehet në Premier Ligë…

Aston Vila, pas tri sezoneve, kthehet në Premier Ligë. Ngjau sot në  “Wembley”  të Londrës në prani të 85 mijë spektatorëve, teksa Vila dhe  Derbi Kanti, luftuan fort për rikthimin, ndërsa në “play-off”-in e Championship, dhanë gjithçka nga arsenali i tyre.

Duele, grintë, spektakël dhe në fund ata që vendosin takimin në favor të Aston Vilës, përpos arritjes, duket se kanë veshur në “ar” klubin që përfaqësojnë.

Me gjithçka në favor, llogariten rreth 200 milione euro përfitime. Ndeshja u vëndos nga episodet, teksa Aston Vila, gjeti golin e parë në këtë finale, në fund të pjesës së parë me El Gazi (44’). MekGin i dërgoi në dy, golat në të 59’, ndërsa Derbi arriti të futet në lojë vetëm 9 minuta nga fundi me Mariot.

Në këtë mënyrë skuadra e Lampard, nuk ia doli ta dërgojë festën deri në fund. Kjo i takoi Aston Vilës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!