“Të ngresh trofeun, kënaqësi e veçantë!”

Kapitenit të Partizanit, portieri Albana Hoxha, pas ndeshjes ndaj Kukësit ngriti lart trofeun e kampionit. Një moment që pak njerëz kanë fatin ta provojnë një gjë të tillë. Dhe gardiani i portës së kuqe, menjëherë pas ceremonisë për emisionin “Gol pas Goli” do të tregojë emocionet, por edhe rrugën nëpër të cilën kaloi Partizani, deri kurorëzimin me titullin e lartë të kampionit të Shqipërisë.

Titulli kampion? -“Është një kënaqësi e veçantë dhe bëhet e dyfishtë kur je edhe kapiten i ekipit, pasi përgjegjësitë janë të mëdha. Është një moment që pak lojtarë e provojnë në karrierën e tyre. Kemi kaluar një sezon me të mirat dhe vështirësitë e tij, por ia dolëm të dalim kampionë dhe tani duhet të tentojmë të krijojmë një ecuri si të Skënderbeut. Pati shumë dyshime mbi ne, por me kalimin e javëve të gjithë u bindën për forcën e kësaj skuadre dhe ia dolëm të ngremë trofeun sot”.

Europa?“Ka kohë për Europën, pasi tani jemi në grumbullim me Kombëtaren, ku do të kthehemi sërish pas festës. Duhet të kalojmë me sukses ato sfida dhe pastaj do të mendojmë edhe për Europën me Partizanin”.

Arma e Partizanit?“Mbrojtja e mirë dhe kundërsulmi i shpejtë, kanë qenë dy elementë që ne i gërshetuam në mënyrë perfekte dhe ia dolëm të fitojmë titullin”.

Ndjesia e titullit? -“Ka pasur dy momente kur e kam menduar këtë. Herën e parë kur barazuam 1-1 me Kukësin në Shkodër dhe pastaj kur fituam 0-3 në Vlorë. Megjithatë jemi munduar të rrimë me këmbë në tokë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!