Devolli i përlotur: Nuk kemi më shpresë!

Edhe pse ka ende një javë nga përfundimi i kampionatit të 80-të të Superiores, fitorja 3-1 e bardhebluve të Tiranës në transfertë ndaj Laçit, e zbeh fitoren 2-1 të Kastriotit ndaj Teutës.

Diferenca midis kryeqytetasve dhe krutanëve mbetet 2 pikë, ndërkohë që bardhebluve u mjafton edhe një barazim ndaj Flamurtarit në “Selman Stërmasi” për të siguruar qëndrimin në Superiore.

Pas ndeshjes ndaj Teutës, trajneri gjirokastrit në mikrofonin e Supersportit, është dorëzuar. Bledar Devolli, i përlotur nga keqardhja, ka pranuar se nuk ka më shpresa për Kastriotin që të qëndrojë në Superiore.

“Nuk kemi më shpresë. Duhet të kishim fituar në Tiranë, në ndeshjen direkte, por nuk ia dolëm. Më vjen shumë keq. U jam mirënjohës futbollistëve, gjithë jetën time, për atë që kanë bërë”, ka deklaruar trajneri Devolli.

Bledar Devolli që drejton Kastriotin, me rezultatet e arritura sidomos gjatë vitit 2019, në një mënyrë do ta cilësonim edhe si “kampionin moral” të Superiores. Një shembull i mirë i profesionalizmit të një trajneri…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!