Sporting i jep “shtysën” Portos


Mes drithmash, Sporting fiton Kupën e Portugalisë. Pas dështimit në kampionat, Porto mbyll një sezon pa trofe.

Mbrëmje e madhe për skuadrën tjetër të Lisbonës. Sporting, i konsideruar si forcë tretë në Portugali pas Benfikës dhe Portos, ka fituar sonte Kupën e Portugalisë. Madje trofeun e rëndësishëm i’a rrembeu pikërisht Portos që këtë edicion, në duel me dy kryeqytetaset, doli totalisht thatë.

Për statistikë, ndeshja e luajtur në “Oeiras”, ishte vërtetë dramatike. Pas barazimit (1-1) në 90′ minuta, u luajt koha shtesë. Sportingu kaloi përpara duke i paraprirë Kupës, por Porto barazoi në minutën e 120. Pas penalltive (4-5) Sporting Lisbonë  ngre në qiell Kupën e shtetit luzitan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!