Elbasani dhe Veleçiku, ruajnë nderin…
● Dy skuadrat e Kategorisë së Parë, kalojnë provat e “ferrit” dhe mbetën në kategori. Shkumbini dhe Luzi 2008, tjetër finale për një vend.
Elbasani – Luzi 2008 3-0 (Mici 45’(11-m), 65’, Ferhati 92’)
Verdheblutë e Elbasanit nuk lënë hapesirë për të rrezikuar kategorinë. Në Ballsh, pati përballë Luzin 2008 në një takim, të cilin e vendosi shpejt. Fillimisht një penallti, e kontestuar fort nga periferikët e Kavajës, u shnderrua në gol nga Mici i “ri”.
Sërish është Mici ai që ka vendosur të nderojë Elbasanin në këtë play-out duke dyfishuar. Atëherë kur pritej fundi i takimit, Ferhati shënon dhe të tretin për një 3-0 të rëndë për Luzin 2008.
Mundësia për të zhvilluar edhe një takim me Shkumbinin, ndoshta mbajti gjallë shpreast e Luzit, pasi drejtuesit dhe i gjithë kampi i tyre, kontestoi fort vendimet e gjyqtarëve, duke vënë në rrezik ndërprerjen e sfides.
Veleçiku- Shkumbini 0-0 ( Lami 1-0 (111’) në kohën shtesë)
Koplkasit e Veleçikut i rezistuan pengesës së fundit për të qëndruar në Kategori të Parë. Në takimin e sotëm me peqinasit e Banos, skuadra veriore, shënoi një gol në shtesë (2×15), duke fituar takimin e sigurar qëndrimin në Kategori të Parë.
Për Shkumbinin ka dhe një mundësi ngjitjeje. Sipas rregullores së fundit të FSHF-së, kushtëzuar nga situata e dëbimit të Kamzes në të dytën, dy skuadrat humbëse në këtë rast, Shkumbini dhe Luzi 2008, do ndeshen sërish, në një takim për të përcaktuar se cila nga këto skuadra, do të gjitet në Kategori të Parë. Për t’u caktuar data dhe fusha.