Bajerni bën “bajernin” në Berlin


Në “Olympiastadion” të Berlinit, finalja e Kupës së Gjermanisë i shkon Bajernit. E 19-ta për skuadrën bavareze.  Lamtumira e Roben dhe Riberi, mbresëlënëse

Bajerni i Mynihut shpartallon Lajpcig në finalen e Kupës së Gjermanisë. Me dy gola të polakut Levandovski, dhe një tjetër nga Koman, bavarezët në Berin, hipotekuan trofeun e dytë më të rëndësishem në Gjermani.

“Red Bulli” mori një gol në fraksionin e parë, ndërkohë që në fund, pësoi dy të tjerë çka fashiten njëherë e mirë, ëndrren për të mbyllur një sezon me trofe.

Nga ana tjetër Niko Kovaç, tekniku i Bajernit, duket se iu mbylli gojën të gjithë të ligëve. Kroati shpesh herë në qëndër të kritikave, rimerr kuotat dhe nëse deri dje thuhej se ish-trajneri i Frankfurtit, është në fije të perit, me dopietën brenda sezonit, ka rritur më tj kreditet personale. Levandovski foli në fushë… lamtumira i takoi Roben dhe Riberi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!