Bayern, kampion i Gjermanisë

Trofeu i fituar sot nga Bayerni është titulli i 29-të. Bundesliga nën diktatin bavarez.

Bayern është shpallur kampion të këtij sezoni në Bundesligen gjermane. Epilogu i kampionatit, zyrtarizoi sot bavarezët si kampionë absolutë, pas një gare të gjatë me ekipin e Dortmundit. Të “verdhët”zhvilluan një sezon fantastik, duke e mbajtur hapur çështjen e titullit deri në fund. Përpjekja nuk ka mjaftuar përballë skuadrës nga Bavaria.

Bayern i Mynihut në të fundit javë, triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj Eintrahtit, duke lënë pas e bërë “nul” fitoren e Dortmundit 0-2 përballë Borusia Mynshengladbah.

Në Bundesligën 2, rrëzohen Hanover dhe Nurenberg, ndërkohë që Shtutgart, do të jetë në sfidën play-off me Paderbornin, Union Berlinin ose Hamburgun. Bundeliga 2, javën e fundit, e luan nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!