Një derbi të ri në Berlin…

Union Berlin, ngjitet për herë të parë në Bundesligë. Shtutgard prapakthehu…

Union Berlin në histori. Skuadra e dytë e Berlinit pas Herthës, për herë të parë në Bundesligë.

Në takimin e luajtur në shtëpi, Unioni që kishte luajtur në nivele të larta vetëm dy herë, më 1966 dhe 1989, teksa Gjermania Lindore organizonte kampionat më vete, kaloi me shpirt ”ndër dhëmbë”  Shtugardin, e kamponit të botës Pavard dhe shumë futbollistëve të tjerë.

Pas ndeshjes së vajtjes, ndërsa Shtutgard dhe Union Berlin barazuan 2-2, e kthimit prodhoi një 0-0 të thatë. Në këtë mënyrë, ish-skuadra e trajnerit Joakim Lëv, apo e ish-yllit Fredi Bobiç, detyrohet të kapitullojë dhe të zbresë në Bundesligën 2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!