Feronikeli njeh rivalin në Champions…

Më 25 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Feronikeli do të ndeshet me Santa Colomën, kampionen e Andorrës

Kampionia e Kosovës, skuadra e Feronikelit, që fitoi Ipko Superligën këtë edicion do të luajë në ndeshjet paraeliminatore në Champions League.

Kundërshtari i parë i skuadrës së “industrialistëve” që drejtohen nga Zekirja Ramadani, do të jetë ekipi Santa Coloma, që ka fituar titullin kampion në Andorra. Ky takim do të zhvillohet më 25 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Np rast kualifikimi, Feronikeli do të ndeshet në vazhdim me fituesen e çiftit Lincoln Reds me kampionen e San Marinos që ende nuk është përcaktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!