FIFA, ndryshon rregullorja…

Futbolli i kohës, zhvillimet e tij cilësore, kanë bërë që konservatorizmi i bordit ndërkombëtar të rregulloreve teknike pranë FIFA-s të lëshojë gjithnjë e më tepër terren. Kësisoj, fundjavën e shkuar, ky bord ka vendosur që duke nisur nga sezoni i ardhshëm, disa rregulla teknike do të ndryshojnë. Më saktë, janë 7 prej tyre, të cilat kanë si synim modernizimin e lojës së futbollit.

MURI,  NË GODITJET STANDARDE – Ndryshimi më i rëndësishëm është ai vendosjes së murit gjatë goditjeve të dënimit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, nuk do të lejohet që lojtarët e skuadrave kundërshtare të rrinë ngjitur me muret e lojtarëve që mbrojnë portën e tyre.

PREKJA E TOPIT NGA GJYQTARI – Deri tani “xhaketat e zeza” janë konsideruar të barazvlefshëm me shtyllat dhe kur topi i prekte ata, loja vazhdon rregullisht. Kjo pike e rregullores ka ndryshuar. Nga sezoni i ardhshëm, nëse topi prek gjyqtarin dhe i kalon kundërshtarit, loja do të ndalojë dhe topi do t’i kalojë përsëri skuadrës që e kishte në zotërim topin. Nëse topi përfundon gol pas kontaktit me gjyqtarin, sipas rregullave të reja, goli do të anulohet dhe topi do t’i jepet portierit.

PENALLTITË – Diçka do të ndryshojë edhe në ekzekutimin e penalltisë, apo të 11-metërshit. Në vazhdim, portierëve nuk do t’u kërkohet t’i mbajnë më të dyja këmbët në linjën e bardhë, por të paktën vetëm një këmbë.

ÇDO PREKJE, PENALLTI – Një tjetër ndryshim te akordimi i penalltisë është fakti, se tani e tutje, çdo top i prekur me dorë në zonën e “16-metrave” do të ndëshkohet me penallti. Përjashtim bëjnë rastet e topave që prekin pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit, ose topat që kontaktojnë me dorën e ngjitur me trupin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!