Tare: Inzaghi? Për ne qëndron…

Drejtori Igli Tare ka konfirmuar, se Lacio nuk ka ndërmend të privojë veten nga shërbimet e trajnerit në detyrë Simone Inzagi.

“Ekziston një moment reflektimi mes palëve. Në ditët në vijim do të shohim me Simonen se çfarë duhet të bëjmë.

Juventusi është i interesuar për të?

Nuk jam une ai që duhet të përgjigjem. Nuk kam bërë kurrë gjëra që nuk më takojnë. Nuk duhet të ma bëni mua këtë pyetje. Për ne duhet të mbetet, është një lacial nga koka deri te këmbët”, – ka deklaruar drejtori teknik Igli Tare për “Sky”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!