Kastrioti fitues edhe në… ditëlindje

Dy skuadra në seancë me programe thuajse të barabarta, diferencën e bëjnë “ditëlindjet”.

Kastrioti në ditëlindje. E para, ngjau të shtunën e përballjes me Tiranën, ndërsa Herald Marku e festoi ditën e lindjes (23 vjeç) mes entuziazimt të barazimit me bardheblutë 0-0.

Ndryshe ka figuruar sot, ndërsa ditëlindja e 21-te e Patrik Bardhit, ka qenë vërtetë e veçantë. Kastrioti është stërvitur në njërën nga fushat e Kompleksit Stërvitor të Kombëtares në Kamëz, ndërkohë që mes të seancës, Bardhit, futbollistit të talentuar të “kastriotëve”, i është servirur torta e rastit mbajtur në duar nga Edison Ndreca. Të gjithë futbollistët dhe stafi ndërprenë për pak minuta seancën dhe i kënduan “Happy birthday” Patrikut.

Sakaq, paralelisht me Kastriotin, në fushat e Kamzës, ishte duke punuar edhe skuadra fqinje e Laçit. Ndryshe nga krutanët në “hare”, grupi i Starovës, ka punuar në qetësi dhe me disiplinë për t’u admiruar.

Gjithsesi e veçanta e dites lidhet me ditëlindjen tjetër në fushat pranë e pranë. Sikundër Bardhi, në kampin tjetër vetëm pak metra më tutje, “ishi” i krutanëve tashmë me fanellen e Laçit, David Domgjoni edhe ai ka festuar 22-vjetorin e lindjes. Por ndyshe nga krutanët, te Laçi e kanë lënë festën për më vonë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!