Botërori i hendbollit, “nuk njeh” Kosovën…

Skandal i madh gjatë shortit të sotëm në Spanjë. Përfaqësuesja e Kosovës deri në 21 vjeç, nuk lejohet të prezantohet me Flamurin e shtetit të vet.

Tronditet sërish ambienti sportiv në Kosovë. Këtë radhë protagonistin e ka bërë Federata Ndërkombëtare e Hendbollit, e cila në momentin e hedhjes së shortit për garat e moshave deri në 21 vjeç, në Pontevedra të Spanjës, nuk ka denjuar të vendosë flamurin e Kosovës në radhë me përfaqësueset e shteteve të tjera.

Në Spanjë, gjatë muajit korrik, do të mbahet Kampionati Botëror deri në 21 vjeç dhe Kosova është njëra nga përfaqësueset në këtë turne.

I menjëhershëm reagimi i zyrtarëve nga Federata Kosovare e Hendbollit përmes presidentit të saj z. Eugen Saraçini. Sipas asaj që raporton “Bota Sot”, Saraçini, i ka dërguar me urgjencë një letër të shkruar presidentit të IHF-së, Hasan Mustafa

Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mos respektit dhe trajtimit jo të barabartë të Kosovës, shtet. Të befasuar nga trajtimi i tillë i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbollit dhe të përfaqësuesit të IHF-së z. Bertelsen, i cili e udhëhoqi shortin në Pontevedra,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!