Goga Basket, kampionia e re e Shqipërisë…

Goga Basket-Teuta 81-60. U desh takimi i pestë për të përcaktuar skuadrën më të re të basketit shqiptar, kampione të vendin.

Durrësi tashmë e konfirmuar veten, si kryeqyteti i baskebollit shqiptar. Paçka se titulli i kampiones rikthehet në këtë qytet pas 7 vitesh.

Dy skuadrat e këtij qytetit bregdetar dhe me tradita në lojën e koshit, Teuta “veterane” dhe skuadra e re Goga Basket e formuar vetëm një vit më parë, dueluan fort midis tyre për fitimin e titullit kampion të Shqipërisë.

U deshën të luheshin 5 finale për të përcaktuar fituesen, 5 ndeshje të luftuara plot rivalitet, por edhe me një nivel të kënaqshëm.

Pas rezultatit të barabartë, 2-2, sot pasdite në mjediset e Akademisë “Goga Basket”, u zhvillua finalja e pestë. Në shtëpinë e tyre, basketbollistët e Goga Basketit nuk falin.

Ata qysh në fillim krijuan epërsi, të cilët e menaxhuan mjaft mirë, veçsanërisht pas një loje mjaft të mire dhe të kujdesshme në mbrotje.

Pas periodës së katërt, tabela elektronike fiksoi shifrat 81-60 për Goga Basketin, e cila me rezultatin e përgjithshëm 3-2, u shpall edhe kampionia e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për vitin 2019.

Ja dhe rezultatet teknike të pesë ndeshjeve fianle:

Finalja 1: Goga Basket – Teuta 84-88

Finalja 2: Teuta – Goga Basket 72-73

Finalja 3: Goga Basket – Teuta 79-70

Finalja 4: Teuta – Goga Basket 81-71

Finalja 5: Goga Basket – Teuta 81-60

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!