Gallatasaraji, “pashai” i ri i Turqisë
● Ndeshja përcaktuese për titullin në Turqi, fitohet nga ekipi i Terim. Një javë nga fundi, Gallatasaraji, shpallet kampione e Superligës turke.
Gallatasaraji, shpallet një javë nga fundi, kampione e Turqisë. Ndaj Istanbul Bashakshehir, me të cilin ka dueluar gjatë në renditje, arrin të imponohet dhe në fund të fitojë 2-1 ndaj ekipit turk, që flitet se financohet nga qeveria turke.
Eksperti 65-vjeçar Fatih Terim, ish-tekniku i kombëtares turke, Fiorentinës, Milanit etj, sot në krye të Gallatës, sërish “pasha” dhe merr me të tijtë trofeun prestigjioz në Superligën turke duke bërë të lumtur gjysmën e Stambollit. Suksesi vjen me përmbysje. Pati dhe incidente në fushë e tribuna, por skuadra e Terim ia doli të mbyllë para kohe çështjen e titullit.
Pasi pësoi gol në të 17-tën e fraksionit të pare nga Bajiç, Gallatasaraji në start të pjesës së dytë, barazoi me Feghuli në të 47-tën, pas një ekzekutimi brilant me roveshatë. Aq ka mjaftuar, ndërsa skuadra e madhe e Stambollit, falë ekperiencës dhe kualiteteve në grup, ia del të gjëjë dhe golin e dytë me Oniekuru në të 64-tën.
Sakaq gjigandët e tjerë të Turqisë, Beshiktashi dhe Fenerbaçe, duket se i kanë mbyllur llogaritë e ketij edicioni. Bardhezinjtë një javë nga fundi, pozicionohen në vend të tretë, ndërsa “fenerët”, pas sezonit raskapitës, me fitoren e fundit, siguruan mbijetesën.