Grizman nuk pret, ndjek Godin…

Lamtumira e Grizman nga Atletiko Madrid vjen në mënyrë zyrtare nga një postim social i fundit i vetë klubit bardhekuq. “Grizman ka njoftuar klubin,se nuk do të jetë një futbollist i Atletikos edicionin e ardhshëm

Gjithnjë duke iu referuar Twitter-it të klubit, aty gjenden dhe fjalët e francezit. “Pasi kam folur me klubin, dua të flas dhe me ju, lidhur me largimin nga skuadra. Kam dëshirë të provoj sfida të reja. Kanë qenë 5 vite të shkëlqyera. Atletiko, më ka dhënë trofetë e parë. Ju falenderoj të gjithëve, do ju kem në zemër,”– ka thënë Grizman.

Zërat për largimin e sulmuesit dhe mundësia për t’u bërë gjatë verës “katalanas”, ka kohë që flitet, por ky sinjal lamtumire nga vetë sportisti, duket se ka vertëtuar tërësisht fundin e epokës së kampionit të botës nga Atletiko Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!