Partizani ka patur në plan Ardian Memën

sportiim2

Perparim Kabo plas “bombën” në “Procesi Sportiv” në Top Channel, duke nxjerrë një detaj mjaft interesant lidhur me emërimin e Skënder Gegës në timonin e kuq.

“Gegën e ka pikasur vetë presidenti Demi. Madje presidenti, përpara se të caktonte një ish-partizanas, ka takuar Ardi Memën. Nuk e di se çfarë ngjau. Di që ka pasur kontakt, por më pas u vendos trajneri Gega.

Trajneri aktual, ka shumë avantazhe. Nuk pyet askënd për lojtarët apo zgjedhjet, por i takon drejtpërsëdrejti futbollistët, duke u’a thënë në “sy” ato që mendon,”– tha ndër të tjera filozofi i njohur Kabo.

?>