Palermo në kaos, skuadra në C…

Drejt e në Serinë C. Ky është verdikti FIGC, lidhur me parregullsitë e mbartura të skuadrës së Palermos në Itali. Mauricio Xamparini, ish- presidenti i skuadrës “rozë”, është gjetur me shkelje nga gjykatat përkatëse për falsifikim bilancesh.
Pas vendimit, Palermo fluturon në fund të renditjes dhe bën lëmsh konfigurimin e Serisë B. Megjithatë, klubi palermitan, ka dhe dy ditë afat për t’u ankuar.
Shndërrohet edhe klasifikimi i Serisë B, por asgjë për Karpin dhe Padovën, të cilat rrëzohen në C. Foxha dhe Salernitana në play-out, ndërsa Venecia shpëton dhe mbetet në B. Sakaq, Peruxha e renditur e nënta, fiton të drejtën e play-off-it.