Kampioni legjendar… në ditëlindje

Dita e Kampionit. “Sporti IM”, udhëtoi ditë më pare drejt Lezhës, duke i paraprirë përvjetorit të 52-të, të njërit prej sportistëve më të shquar që ka bërë histori të jashtëzakonshme në sportin e mundjes, Arben Kola. Na pret në “Amerike”-ën e tij në qëndër të qytetit të Lezhës. Si gjithnjë buzëgaz…

Parathënie:

Ish-kampioni i mundjes, Mjeshtri  i Madh i Sportit, Arben Kola, përvjetorin e 52-të të lindjes e feston sot, në qytetin e tij në Lezhë. I tërhequr nga sporti në vitin 2002, Kola ka ngritur biznesin privat dhe prej kohësh, stërvit sportistë të rinj të disiplinës së mundjes. Dekoratën e Presidentit të Republikës e konsideron, si një vlerësim për brezat e ekipit të mundjes të Besëlidhjes në Lezhë, ku ai zhvilloi aktivitetin si sportist. Në karrierën e tij të gjatë në këtë sport, Arben Kola, nuk do të harrojë kurrë Turneun e  Mundjes në Izrael në vitin 1994, ndërsa shkëlqeu e tëhoqi vëmendjen e mjaft specialistëve të ketij sporti…

Mirënjohja e ish-sportistit

Ai është trajneri im Nazmi Molla, njeriu që më ndihmoi të isha sportist dhe kampion, të cilit do t’i jem mirënjohës gjithë jetën ”, shprehet shkurt,“Mjeshtri i Madh”, Arben Kola

Karriera:

Arben Kola është një emër i njohur i “Besëlidhjes”, por edhe një ikonë e sportit kombëtar. Në karrierën e tij përgjatë 25 vjetëve ai numëron pa fund  medalje kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat e vëndosin 52-vjeçarin në majën e sportit të mundjes shqiptare. “Mjeshtri i Madh” Arben Kola, ka qenë për 15 vjet kampion absolut i Shqipërisë. 2 herë kampion kombëtar në spartakiada dhe 7 herë është renditur mes 10 sportistëve më të mire në të gjithë Shqipërinë. Në arenën ndërkombëtare, ka fituar një “Medalje Ari”, dy “Medalje Argjendi” dhe një “Medalje Bronzi”. Vlerësimet nuk kanë munguar, teksa lezhiani që dhe sot zotron një formë të shkëlqyer fizike, ka koleksionuar titujt; “Mjeshtër sporti”; “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe medaljen “Naim Frashëri i Artë”. Medalja  e dhënë  nga Presidenti , z.Bujar Nishani, “Mjeshtër i Madh”, mbyll  pazëllin brilant të kampionit absolut të së shkuarës Arben Kola.

Medalje dhe vlerësime për Kolën.

1 “Medalje Ari” ndërkombëtare

2 “Medalje Argjendi” ndërkombëtare

1 “Medalje Bronzi” ndërkombëtare

15 vjet Kampion i Shqipërisë

2 herë Kampion në Spartakiadën Kombëtare

7 herë është renditur mes 10 sportistëve më të mirë të Shqipërisë

“Mjeshtër sporti”

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

Medalje “Naim Frashri i Artë”

“Mjeshtër i Madh”

Arben Kola ( i dyti) gjatë muajit Prill 2019 në Lezhë, me gazetarët sportivë Isuf Myrtaj, Bashkim Tufa, Shpëtim Gjoshi, Defrim Methasani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!